Shkrimtari i madh, Ismail Kadare u përcoll dje për në banesën e fundit, në Tufinë. Në ceremoninë e varrimit të Ismail Kadaresë folën dy vajzat dhe nipërit e mbesat e tij. Mbesa e shkrimtarit, Doruntina, në një intervistë për RTSH tregon se Kadare, përtej madhështisë në publik, në familjen e tij ishte një njeri i thjeshtë, ndërsa ndan disa nga kujtimet më të bukura me gjyshin.
“Gjyshi im ka qenë gjithmonë një njeri shumë enigmatik, unë jam rritur në Paris dhe ka qenë vetëm gjyshi im, nuk e kisha parë këtë pjesën që e pashë sot sa shumë e quante populli… por gjithmonë ishte njeri enigmatik dhe serioz. Por edhe me seriozitetin që kishte na përcillte shumë dashuri në një mënyrë të veçantë siç e kishte ai dhe ashtu e kujtoj. Kur shkonim në shtëpi ishim si mbretër aty te gjyshi, na linte të lirë, asnjë rregull. Çdo fundjavë donte që të mblidheshim të gjithë për drekë dhe ne shkonim gjithnjë e hanim drekë të gjithë bashkë.”, thotë Doruntina.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇKA THOSHTE ISMAIL KADARE PËR FUSHATËN QË BËHEJ QË AI MOS TA FITONTE NOBELIN?