“Këtu më keni”/ Kadare në bibliotekën e Gjirokastrës, gjenden të gjitha librat e tij- i kërkuar nga të gjitha moshat…

Me disa prej veprave të tij të ekspozuara në hyrje të bibliotekës së Qytetit të Gurtë, duket sikur thotë “Këtu më keni” . Ky institucion kulturor disponon gjithë krijimtarinë e shkrimtarit Ismail Kadare të cilën e ka siguruar jo vetëm ndër vite, por edhe prej dhuratës që ka marrë prej tij në ditëlindjen e 100-të.

“Ne kemi fatin që në bibliotekën tonë të kemi të gjithë veprimtarinë e tij. Vitin e kaluar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të bibliotekës, Kadare i dhuroi bibliotekës tonë të gjithë kolonën e veprave të tij”, tha Alban Matushi, përgjegjës i bibliotekës “Apostol Meksi”, Gjirokastër.

Si një shkrimtar që me veprën e tij të shoqëron që nga fëmijëria, Kadareja mbetet i kërkuar nga të gjitha grupmoshat. Tërheqjet e librave të tij nuk janë vetëm të detyruara si shkak i programeve mësimore. Ka nga ata që e lexojnë dhe i rilexojnë, tërhequr nga stili i tij letrar.

“Është padyshim shkrimtari më i tërhequr nga lexuesit tanë dhe lexohet nga të gjitha moshat”, tha ai.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij biblioteka “Apostol Meksi” organizon vazhdimisht aktivitete ku bën pjesë të tyre nxënës studentë shkrimtarë e studiues./rtsh

ObserverKult


Lexo edhe:

LËRENI TË QETË TË VDEKURIN ISMAIL KADARE, MERRUNI ME ATA QË E SHKATËRRUAN KËTË SHOQËRI