Tenori Ramë Lahaj ka bërë të ditur se do të mbajë edhe këtë vit një megakoncert në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo në kuadër të “Ramë Lahaj International Opera Festival”, ai ka treguar se ky koncert do të mbahet më 2 gusht.
“Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga mbrëmja magjike e artit operistik në kryeqytet. Tre emra të skenave prestigjioze, Rame Lahaj, Charles Castronovo e Murat Karahan bëhen bashkë për të na dhuruar një natë plot emocion nën moton ‘T’knoft zemra’”, ka shkruar .
“Nën dirigjimin e Sasacha Goetzel, shoqëruar nga Orkestra e Operas së Kosovës. Ju presim në sheshin Skënderbeu më 2 gusht”, ka thënë Lahaj.
ObserverKult
Lexo edhe:
RAMË LAHAJ EDHE SIVJET ME FESTIVAL NË PRISHTINË- JA KUR DO TË MBAHET