Në kryeqytetin shpirtëror e kulturor të gjithë shqiptarisë, edhe pak ditë fillon festa e madhe e librit, dhe i Takimeve me krijues letrar nga të gjitha trojet tona etnike, Panairi tradicional i librit Prizreni 2024.
Panairi i cili këtë vit shënon edicionin XVI fillon më 24 dhe përfundon më 28 korrik dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Drejtorati për Kulturë i Komunës së Prizrenit.
Në programin letrar të panairit janë paraparë takime me autorët: Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuçi, Skënder Zogaj, Xhevahir Lleshi, Fjolla Spanca, Engin Noyan dhe Donika Dabishevci.
Po ashtu një event i veçantë do t’i kushtohet kujtimit të veprimtarisë së Haqif Mulliqit.
Mbrëmjet letrare do të moderohen nga Ditar Kabashi dhe Osman Goranci.
Në vazhdim ua sjellim programin e plotë:
ObserverKult