Projekti për restaurimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”/ Hajrulla Çeku: Obligim i yni dhe nder njëkohësisht…

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka publikuar fotografi në Facebook nga prezantimi i projektit fitues për restaurimin dhe revitalizimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në njoftimin e tij, ministri Çeku shprehu krenari, duke theksuar rëndësinë e projektit dhe përkushtimin për zhvillimin e tij.

“Me punë të pandalur të institucioneve tona e në veçanti të Komisionit të Ekspertëve të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pas analizës, hulumtimit, studimit, e përzgjedhjes së projektit fitues, 450 hektarët e kompleksit do ta reflektojnë historinë shumështresore të rezistencës, do ta përçojnë po këtë kujtesë qëndrese tek brezat e ardhshëm dhe tek vizitorët.”, tha Çeku.

Postimi i plotë

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU: NISI RESTAURIMI I NJË PREJ SHTËPIVE MË TË VJETRA NË KOMUNËN E FERIZAJT