Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, vlerëson se arkeologjia në vendin tonë po merr vëmendjen e duhur shtetërore.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai deklaroi se kanë nisur punimet edhe në Kalanë e Korishës, e cila i takon dy periudhave historike, asaj dardane dhe periudhës bizantine.
“Në këtë lokalitet arkeologjik shumështresor janë zbuluar gjetje të rëndësishme dhe për tri vitet e ardhshme kemi garantuar punime dhe mbikëqyrje të vazhdueshme”, shkroi Çeku.
ObserverKult
Lexo edhe: