Merret vendimi: Mbyllet për 1 vit Muzeu Kombëtar i Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është marrë vendimi për mbylljen e Muzeut Kombëtar të Kosovës, për shkak të restaurimit të përgjithshëm të cilit do t’i nënshtohet ky institucion.

Ministri Çeku tha se Këshilli Drejtues ka vendosur që mbyllja e muzeut do të bëhet për 12 muaj, aq sa pritet të zgjasin punimet që fillimisht në fokus kanë konsolidimin e kushteve të deposë.

Ai më tej ka potencuar se Muzeu Kombëtar i Kosovës pas restaurimit do të jetë institucion modern muzeal, me standard të ri të dokumentimit dhe prezantimit të historisë.

“Kontrata për restaurimin e përgjithshëm tashmë është nënshkruar, ndërsa sot Këshilli Drejtues ka marrë vendim për mbylljen e Muzeut për 12 muaj, aq sa pritet të zgjasin punimet që fillimisht në fokus kanë konsolidimin e kushteve të deposë.

Krahas restaurimit po vazhdon trajtimi i fondit muzeor, ndërsa po formohet komisioni profesional për rikonceptimin e ekspozitave të përhershme”, ka thënë Ministri Çeku.

ObserverKult


Hajrulla Çeku

Lexo edhe:

MINISTRI, HAJRULLA ÇEKU, NJOFTON SE KANË NISUR PUNIMET NË KALANË E KORISHËS