Këngëtarja e njohur, Mariah Carey, ka njoftuar se e ëma e saj Patricia dhe motra, Alison, kanë ndërruar jetë të dyja në të njëjtën ditë.
Revista People raportoi fillimisht lajmin për vdekjen e tyre dhe deklaratën e dhënë nga këngëtarja, por nuk dha detaje rreth shkaqeve të vdekjes..
“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar”, tha këngëtarja. “Mjerisht, në një zhvillim tragjik, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë.”
“Ndihem e bekuar që kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste. Unë e vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë kësaj kohe”, deklaroi të hënën këngëtarja.
E ëma e Mariah Carey-t ishte gjithashtu një këngëtare opere dhe më parë ishte e martuar me Alfred Roy Carey, babain e këngëtares. Prindërit u divorcuan kur këngëtarja ishte tre vjeç.
Carey kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me nënën dhe motrën, të cilën ajo e përshkroi në autobiografinë e saj, The Meaning of Mariah Carey.
Për nënën e saj, në veçanti, ajo shkroi: “Udhëtimi im me të ishte plot kontradikta. Nuk ishte kurrë bardh e zi, por një ylber emocionesh. Marrëdhënia jonë ishte një varg i vështirë krenarie, dhimbjeje, turpi, mirënjohjeje, xhelozie, admirimi dhe zhgënjimi.”
Ndërkohë që motrën ajo e akuzoi se e kishte vënë atë në situata të “pasigurta” kur ishte fëmijë.
“Ishte ’emocionalisht dhe fizikisht më e sigurt për mua të mos kisha asnjë kontakt’ me të”, shkroi ajo në libër për të motrën.
Megjithatë, Carey mbajti kontakte me nënën e saj dhe ata regjistruan një duet të “O Come All Ye Faithful/Hallelujah Chorus” për albumin e dytë të Krishtlindjeve të këngëtares në vitin 2010./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe: