Mehmet Kraja: Shtërgu – kjo fjalë e bezdisshme, lokalizëm i shëmtuar

Mehmet Kraja
Mehmet Kraja

Nga Mehmet Kraja

Dy autorë të rëndësishëm të letërsisë shqipe, Lasgush Poradeci dhe Ismail Kadare, i kanë dhënë njëlloj legjitimiteti dhe përhapje më të gjerë fjalës SHTËRG.

Askush, tashmë, nuk do t’ia dijë se bëhet fjalë për një lokalizëm dhe për një huazim të vonë nga gjuhët sllave, besoj drejtpërdrejt nga maqedonishtja, jo nga serbishtja, siç thonë disa gjuhëtarë, sepse shtërg-u nuk është i përhapur në zonat e kontaktit të shqipes me serbokroatishten, por vetëm i shqipes me maqedonishten.

Edhe varianti LEJLEK është huazim nga turqishtja, por ka përdorim më të vjetër dhe më të gjerë: del edhe te Fjalori i Bardhit në trajtën LOJLEK…
Së paku, kemi çfarë të zgjedhim!

ObserverKult


Lexo edhe:

MEHMET KRAJA: KADARE DHE KOSOVA

KADARE DHE KOSOVA

Nga Mehmet Kraja

(Fjalë e mbajtur në mbledhjen përkujtimore për Kadarenë)

Të nderuar miq, akademikë dhe të tjerë të pranishëm,

Për ne në Kosovë ikja e Kadaresë ka një kuptim më specifik: ka qenë mbështetja këmbëngulëse, e fortë dhe pa rezervë që ai i ka bërë Kosovës në më shumë se 50 vitet e shkuara.

Pavarësisht nëse kjo mbështetje ka qenë letrare ose politike, ajo përbën një ngjarje në këtë histori, sepse pësimet dhe synimet e Kosovës, përfshirë edhe arritjet e saj të viteve më të vona, përmes zërit të Kadaresë, janë kthyer dhe shndërruar në zë të ndërgjegjes kombëtare, në një zë që bashkëndjen dhe flet për brengën më të madhe shqiptare.

Por nuk është vetëm kjo.

Zëri i Kadaresë në mbështetje të Kosovës ka krijuar kontekst politik ndërkombëtar, ka arritur të depërtojë nëpër…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU