Luan muzikën e Vaçe Zelës! Iraniania Sara Payman tregon si erdhi dhe pse e do Shqipërinë!

sara

Sara Payman, me origjinë nga India dhe Irania thotë se ishte dashuria ajo që e bashkoi me Shqipërinë, shumë kilometra larg nga vendi ku ajo u lind dhe rrit, Anglia.

Tani që është shpërngulur në Tiranë, ku jeton me bashkëshortin e saj, Naim Payman, Sara tregon se në planet e afërta të saj është kënga, pasi i pëlqen të luajë në piano në gjuhën shqip.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Angli. Por nga origjina jam gjysmë indianë dhe gjysmë iraniane. Burri im është rritur në Shqipëri, por me origjinë është nga Gjermania dhe Persia. Kur u martuam deshëm të transferoheshim në Shqipëri. Unë kam një vit që kam ardhur në Shqipëri. U shpërngulëm për disa arsye. Baháʼí është një fe përmes së cilës ne duam të krijojmë unitet në botë por duhet të fillojmë në nivelin e lagjes.

Burri im është rritur në Shqipëri dhe ka shumë dëshirë për të krijuar një komunitet këtu. Unë nuk flas shumë mirë shqip. Ama kaq sa di e kam mësuar për një vit me burrin tim. Është një sfidë për mua sepse ka gramatikën e vështirë. Mua më pëlqen shumë natyra në Shqipëria. Kam qenë në shumë vende në botë, por Shqipëria është më e bukura. Kam qenë në Karaibe. Por plazhi i Karaibeve nuk është më i bukur se i Shqipërisë. Jugu është i mrekullishëm. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, mikpritës. Nuk është njësoj në Angli.

Këtu në Shqipëri, çdo ditë e imja është ndryshe.

Shkoj në palestër, takohem me miq, praktikoj të këndoj dhe luaj muzikë shqiptare, punoj si mësuese online për fëmijët në Iran, duke i mësuar anglisht. Unë me profesion jam dentiste, por kam pasion të këndoj. Këndoj shumë shqip sepse më ndihmon për të mësuar gjuhën. Muzika në Shqipëri është shumë e bukur, ka shumë kulturë dhe histori. Mua më pëlqejnë shumë këngët e Vaçe Zelës. Më emocionojnë shumë.

Dua që të këndoj shqip edhe në koncerte.

Zëri i saj është shumë i bukur, i pastër dhe emocional. Ka disa këngë shqiptare që më emocionojnë, si p.r.sh., Moj e bukura more, Valsi i Lumturisë apo Më ka marrë malli. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, i ka marrë malli për vendin dhe bëhen emocionalë kur dëgjojnë këngët që unë ndaj në rrjete sociale. Të kënduarit në shqip, më ndihmojnë të përmirësuar gjuhën.

Përmes këngës po ashtu dua të dërgoj një mesazh. Kam shkruar një këngë lidhur me komunitetin rom.

“Disa njerëz rom më quajnë, duke menduar se më shajnë. Ata janë tepër të pashëm në fakt”.

Në fakt, marr shumë komente pozitive në Tik Tok dhe Instagram.

Shpesh më pyesin: “A je ti mbesa e Vaçe Zelës?”, tregon Sara./dritare.net/

ObserverKult