“Jam në Turne” është filmi dokumentar kushtuar ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit, Pandi Raidhi, i cili është shfaqur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Shqipëri. Filmi hedh dritë mbi figurën emblematike të aktorit të madh, Pandi Raidhit, me materiale të rralla brenda një dokumentari artistik për jetën e tij.
Përmes materialeve të rralla, regjistrimeve filmike, intervistave nga kolegët e familjarët, dokumentari tenton të sjellë historinë e jetës së Pandi Raidhit, një histori triumfi, talenti, pune të palodhur dhe përkushtimi në skenë dhe në ekran!
Pandi Raidhi, diti të ishte dhe të mbetet në kujtesën e kolegëve një njeri i mirë, një bashkëpunëtor komod dhe me shumë humor, i pasionuar dhe i vendosur për të përmbushur me shpirt rolet, karakteret, personazhet, ato përfaqësime kinematografike që e mbajnë atë në kolonën e korifenjve të artit tonë skenik.
ObserverKult
Lexo edhe:
25 VITE NGA VDEKJA E PANDI RAIDHIT, AKTORI I MBI 200 ROLEVE NË TEATËR DHE FILMA