Në numrin më të ri të revistës elektronike HEJZA mund të lexoni…

Edhe numri më i ri i Revistës elektronike HEJZA vjen me një përmbajtje të pasur.

Avni HALIMI shkruan për Identitetin kulturor si shpirti i një etnie, duke konstatuar se ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sot lëndë debati përbën gjuha shqipe! Akoma nuk është e qartë nëse gjuha shqipe është zyrtare apo jo, të kujt janë meritat për zyrtarizimin apo të kujt janë mëkatet për devalvimin e gjuhës shqipe deri në përmasat e “gjuhës barbare”.

Neviana SHEHI shkruan për një dukuri jo të mirë, e cila ka të bëjë me libraritë tona të mbushura me vepra të autorëve të huaj, duke imponuar një dilemë: a po e dëmton biznesi identitetin kulturor!

Artur SPANJOLLI bën fjalë për bashkimin kulturor si një mision i (pa)mundshëm

Kësaj radhe për HEJZËN flet Puntorie Muça ZIBA, shkrimtare

Afrim REXHEPI bën fjalë për postmodernen  në romanin e Rexhep QOSJES

Daut DAUTI vjen me shkrimin kushtuar veprës se Luan RAMËS “Dashuri e nëmur në Maligrad”, botim në maqedonisht, botoi “Jon Media”-Tetovë

Arben HOXHA vjen me shkrimin PËRVEÇIMI I AKSIOLOGJISË NGA ONTOLOGJIA

Xhahid BUSHATI shtron dilemën se a duhet të ketë parathënie libri i huaj për fëmijë!

Ervina TOPTANI prezantohet  me qasjen mbi liberalizmin filozofik

Grigor JOVANI trajton një temë nga mitologjia greke, përkatësisht bën fjalë mbi qenin Argos

Në këtë numër botojmë esenë e Atle KITTANG të titulluar TEORIA LETRARE PSIKOANALITIKE, të përkthyer nga Qerim RAQI

Një shkrim mjaft interesant është ai që ka të bëjë me të shkruarit në dialekt, të cilën në shqip e sjell Fitim A. NUHIU

Sotiraq Xega, piktori i peizazhit realist shqiptar, është shkrimi i Ylli DRISHTIT

SHKRIMTARI QË KRIJOI SAGËN E MYZEQESË, është shkrimi i Agim Vincës kushtuar Jakov Xoxës

Faqja e poezisë së këtij numri i kushtohet Xhevahir Spahiut, kurse tregimi Nasi LERËS

Në fund Leonard VEIZI shkruan për filmin “SLEUTH”.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË NUMRIN MË TË RI TË REVISTËS ELEKTRONIKE HEJZA MUND TË LEXONI…