Kosova e Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëprodhim në kinematografi

Një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe asaj të Bullgarisë është arritur në Prishtinë për bashkëprodhim në kinematografi. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe homologut të tij bullgar, Nayden Todorov është thënë se ky bashkëpunim do të krijon mundësi të reja për produksionet filmike dhe artistët e filmit nga të dyja vendet.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Bullgarisë.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje sot, është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera, mes Kosovës dhe Bullgarisë…U dakorduam që të kemi edhe takime të radhës. Lajmi kryesor sot është që, dy fondet e filmit, ai i Kosovës dhe Bullgarisë, tash e tutje, do të bashkohen duke krijuar mundësi të reja për produksionet filmike, artistët e filmit, kinematë nga të dyja vendet, që të prodhojnë bashkë”, ka thënë Çeku.

Ndërsa, homologu i tij bullgar, Nayden Todorov është shprehur se përveç mbështetjes në kinematografi, Bullgaria ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, trasnmeton rtv21.

“Shpresojmë që kjo marrëveshje, do ta shtyjë bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona dhe do të jap një shtyrje bashkëpunimit kulturorë dhe bashkëprodhimit të filmit. Bullgaria ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj në integrimin e Bashkimit Evropian…”, është shprehur ai.

Përveç të tjerash, Çeku ka theksuar se MKRS-ja është në komunikim edhe me shtete të tjera për bashkëpunim.

ObserverKult


Lexo edhe:

KONKURSI PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI”/ HAJRULLA ÇEKU: FAMILJA JASHARI S’KA NDËRHYRË, NA KA MBËSHTETUR