“Autori i vitit” në edicionin e 27-të të Panairit të Librit në Tiranë, u shpall Enkel Demi, i njohur me emrin letrar Tom Kuka, me romanin “I rënë nga qielli”.
“Për trajtesën e një subjekti delikat, atë të tranzicionit shqiptar, dhe qasjen artistike në vepër”, ishte ky motivacioni që e shpalli atë si romanin më të mirë.
Nuk mund të mungonte çmimi për veprën më të mirë të përkthyer, në një kohë kur letërsia e huaj e sjell në shqip mbizotëroi mbi atë shqiptare në panair, çmim ky që shkoi për përkthyesin Milena Selimi, me veprën “Kohëstrehim” të shkrimtarit Georgi Godspinov.
Edhe pse është një nga hallkat më të rëndësishme, çmimi për letërsinë për fëmijë, mungoi këtë edicion, për shkak të mungesës së prurjeve.
Ndaj shoqata e botuesve, këtë vit zgjodhi të vlerësonte dy vepra studimore, një në fushën e filologjisë, për të cilën u vlerësua studiuesja Viola Isufaj, dhe një në ekonomi për akademikun Anastas Angjeli.
Ndërsa çmimin e përvitshëm të përkthimit të dhënë nga ambasada franceze shkoi për Lindita Gjetani me veprën “Mirë u pafshim atje lart”./klan
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇUN LAJÇI: PUSHO E QETË, BIJA IME, NË KATUNDIN TIM TË LINDJES!