Regjisori dhe aktori i njohur shqiptar, Mevlan Shanaj, ka rrëfyer historinë prekëse të aktorit Mihal Stefa.
Në një intervistë për “Exlusive”, në Top Channel, Shanaj tregoi sesi aktori i madh Mihal Stefa, jetonte i vetëm në një shtëpi kartoni.
– Çfarë arriti të përçonte te ju Mihal Stefa, teksa interpretonit së bashku te ‘I teti në bronx’.
Mevlan Shanaj: Ai ishte një aktor i madh, e kam thënë, ka aktor të madh, i tillë ishte Mihal Stefa. Mihali kishte rolin e babait dhe vjen një çast takon djalin dhe nxjerr dy mollë.
…Ka qenë dëshira ime të bëja një dokumentar për Mihal Stefën.
Shkova në shtëpinë e tij, shtëpi gati në mjerim, me shtëpi me karton. Nuk e bëra dot, se nuk xhirohej. Ka qenë aktor i madh, aktor shumë i madh.
ObserverKult
Lexo edhe:
MEVLAN SHANAJ: DUHET TË SHKOJ NË BANKË T’U THEM QË S’KAM VDEKUR, QË TË MARR PENSIONIN. TURP