Orkestra Frymore e Filarmonisë së Kosovës mban koncerte në Prishtinë dhe Mitrovicë

Foto ilustrim

Nën drejtimin e mjeshtrit skocez-italian Dario Salvi, Orkestra Frymore e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert më 28 nëntor 2024, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Programi përfshinë vepra të jashtëzakonshme nga kompozitorët: Beethoven, Holst, Ketèlbey, Jones etj.

Mbrëmja do ta kulmojë me premierën kosovare të veprës “Illyrian Dances (Valle ilire)” nga kompozitori Guy Woolfenden.

Mysafir special i mbrëmjes do të jetë gajdexhiu nga Malta, Stefan Mercieca, ndërsa pjesë e koncertit do të jetë edhe Kori i Meshkujve i Filarmonisë së Kosovës.

Koncerti do të përsëritet në Mitrovicë më 30 nëntor 2024, në sallën e rinovuar të Teatrit të Qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”, duke filluar nga ora 19:30.

ObserverKult


Lexo edhe:

​FILARMONIA E KOSOVËS DO TË MBAJË KONCERTIN PËRMBYLLËS PËR SEZONIN 2023/2024