Kori i Filarmonisë së Kosovës performon në Slloveni

Kori i Filarmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e parë në Lubjanë, përpara personaliteteve të jetës kulturore dhe politike të Sllovenisë. I pranishëm në koncert ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari, u interpretuan vepra nga kompozitorë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, si Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla.

Përpara publikut u prezantuan gjithashtu edhe vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, AmbroW WSopi, Laura Jwkabsone dhe Jake Runestad.

Performancat e mrekullueshme nga solistët dhe Kori i Filarmonisë u përcollën me duartrokitje të gjata nga publiku.

Koncerti u mbajt në kuadër të javës kulturore të Kosovës në Slloveni.

Ky ishte koncerti i fundit i Korit të Filarmonisë për vitin 2024. Aktivitetet e këtij viti do të përmbyllen me Gala Koncertin e Vitit të Ri, i cili do të mbahet më 21 dhjetor 2024, në AMC Hall, në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

ObserverKult


Lexo edhe:

APELI I STUDIUESES: T’I RUAJMË XHEVAHIRET E GJUHËS SHQIPE QË JANË DIALEKTET…