Ç’kuptim i japin shqiptarët çarçafit të përgjakur të nuses?

virgjerise

Çfarë do të mendonte një i ri apo e re amerikane i fillim viteve ’20, i rritur në një klimë liberalizmi seksual nëse në pjesën më të dukshme të oborrit të shtëpisë së një malësori shqiptar do të shihte të nderur enkas për sytë e botës, një çarçaf të bardhë të përgjakur?

Me siguri, të ndodhur në një situatë të tillë, amerikanët do të mendonin se kishin të bënin me ndonjë situatë gjakmarrjeje. Në fakt, ky simbol nuk kishte të bënte fare me gjakmarrjen, por me virgjërinë e vajzës që martohej.

Për këtë le t’i referohemi vëllimit XII të kolanës me krijimtari folklorike të popullit shqiptar “Visaret e kombit”, materialit të mbledhur në zonën e Bilishtit gjatë viteve ’20 dhe ’30 të shek XX:

“Kur ikin të ftuarit, mbeten njerëzit e shtëpisë. Pastaj vënë nusen dhe dhëndrin të flenë. Të hënën në mëngjes i shpien nënës së nuses këmishën e virgjërisë dhe ajo e darovit sipas fuqisë. Dhëndri me një shishe rakie të kuqe del nëpër fshat dhe u jep të gjithëve nga pak raki të kuqe, që tregon virgjërinë e nuses së tij”.

Virgjëria konsiderohej jashtëzakonisht e rëndësishme për dhëndrin e ri, saqë ai kishte të drejtë ta divorconte nusen e tij për mungesë virgjërie që të nesërmen e dasmës.

Neni 31 i Kanunit të Lekë Dukagjinit thotë: ‘Po s’u pru grueja si duhet te burri, kanuja i nep leje me i pre thekun a flokun e me lshue..’, që nënkupton se nëse himeni i nusës nuk është elastik, ajo duhej divorcuar që në natën e parë të martesës.

Kësaj nuk i kishte shpetuar as mbreteresha Gjeraldine. Asaj i humbi këmisha e natës, të nesërmen e martesës dhe kur e pyeti Mbretin Zog se çfarë po ndodhte , përgjigjja ishte befasuese: “Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit”. Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës.

ObserverKult

lexo edhe:

Charlie Chaplin: Kur fillova ta dua veten, hoqa dorë nga gjithçka…