Erzë Dinarama, e përfaqëson Kosovën në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2025.
“Me vendim të jurisë të përbërë nga Dr. Rozafa Basha, Dr. Marina Otero Verzier, Polikseu Qorri-Dragaj, Adela Demetja, dhe Rudina Xhaferi, është përzgjedhur projekti fitues “Ansamble në shpërfaqje: Ekologjitë në ndryshim” nga Erzë Dinarama”, ka njoftuar Galeria Kombëtare e Kosovës.
Sipas njoftimit, ky projekt eksploron ekologjitë në ndryshim të shkaktuara nga klima dhe migrimin e specieve si një çarje—një moment kur sistemet ekologjike, kulturore dhe hapësinore të vendosura tronditen, duke hapur mundësi për transformim.
“Duke u përfshirë me tensionet midis mjeteve shkencore parashikuese me drejtim global dhe realiteteve socio-ekologjike lokale, instalacioni kritikon zgjidhjet universale ndërsa përqafon pasigurinë e peizazheve në ndryshim. Ndërsa këto ndryshime ndërthuren me qeverisjen, mirëmbajtjen, praktikat kulturore dhe dinamikat gjeopolitike, pavijoni fton vizitorët të perjetojne errësirën dhe tensionet e këtyre dinamikave të pazgjidhura si një terren pjellor ku mund të lindin forma të reja të agjencisë dhe bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.
ObserverKult
Lexo edhe:
PSE DIKTATURA E CENSUROI “LAHUTËN E MALCIS”! ÇFARË NDODHI GJATË KËNDIMIT NË SHKODËR…