Projekti për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik merr dritën e gjelbër nga IKMM

Pas muajsh pune dhe përkushtimi, projekti për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik ka marrë dritën e gjelbër nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM).

Ky projekt është rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm, ku përfshihen:

Takime me komunitetin për të dëgjuar nevojat dhe dëshirat e tyre

Thirrje publike ndërkombëtare për ide kreative nga arkitektë dhe studiues të kulturës

Përzgjedhja e projektit fitues nga një juri e specializuar

Krejt ky proces është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Fondacioni Hajde, duke garantuar transparencë të plotë dhe përkushtim ndaj kulturës!

Projekti fitues është ideuar nga ARS ATELIE, të cilët sollën një koncept që ruan identitetin historik të këtij vendi, duke e shndërruar atë në një qendër të gjallë kulturore për brezat e ardhshëm.

Projekti implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Skenderajt./express

ObserverKult


Lexo edhe:

“DOKUMONDAYS” SJELL MBRËMJE TË FILMIT TË HËNËVE NË PRISHTINË E PRIZREN