Halil Matoshi- poet i transiguruem dhe transfigurues i dijes

Halil Matoshi

Nga Visar K. Berisha

Halil Matoshi asht poet i transfiguruem, e për pasojë dhe transfigurues i dijes në diçka ma likuide, në ndjesi.
Me transfigurue sipas grekëve asht me përjetu metamorfozë. Ata me metamorfozë kanë shpjegue kalimin e figurës prej një forme t’pa kuptueshme, e për pasojë të pa denjtë, në ate të bukur e plot jetë. Fjala asht për shndërrimin e larvës në flutur, për grekët.

Por, duhet m’u rujtë prej gabimit! Halili s’asht fatos i të ashtuqujtunës Gefühlskultur, art i ndjesive, qysh e quen Carl E. Schorcke produktin kulturor të fillim shekullit XX. Jo, ndjenja te Halili asht lak për me u nxan të pa alternativë përpara dijes letrare.

“Sh’pia e vjetër”, poezi nga Halil Matoshi

Dera asht si baba që t’ruen
Nga ernat e forta nga ulurimat

Dritarja asht si nana që sheh përjashtë
kudo që je ajo të vjen mas
sepse druen për fatin tand
rrethue me demonë…

Skejon perden e rri tanë natën çuet nâna tue pa rrugën
që del në botë

derisa kthehet djali

Nëse nuk vjen p’ej shpie kurrë mâ!
Dritarja, ajo kuis
Nâna qanë…

Trajtë e shpisë nisin e kputen
Temelet luejn véni.

E dera rri nemitun
Ruen plangun

Baba edhe ai qan përbrenda
Dera edhe ajo sheh nga brenda

Ajo që gjimon
Nuk âsht era
Po dera…

ObserverKult

Halil Matoshi dhe Visar K. Berisha

Lexo edhe: