A e keni pyetur ndonjëherë se cilët janë flamujtë më të vjetër në botë? Në cilin vend renditet flamuri shqiptar?

A e keni menduar ndonjëherë se cilët janë flamujtë më të vjetër në botë? Nëse e keni pyetur veten për këtë gjë atëherë artikulli ynë do t’ju japë të gjitha përgjigjet për këtë pyetje.

Flamuri më i vjetër në botë është, ai i Skocisë. Ky flamur daton për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit gjatë një beteje.

Më pas si flamuri më i vjetër renditet ai i Austrisë. Flamuri i austriakëve shfaqet për herë të parë në vitin 1230. Dizajni i këtij flamuri bazohet në stemën e dinastisë Babenberg.

Në vend të tretë renditet flamuri i Letonisë, i cili daton në vitin 1280. Për herë të parë ky flamur përmendet në një kronikë mesjetare me titull “Kronika Rhymed e Livonias”.

Në vendin e katërtë shfaqet flamuri i Danimarkës, i cili daton në vitin 1307. Ky flamur gjithashtu mban edhe një rekord në librin “Guinness” pasi shfaqet më shumë se çdo flamur tjetër në mesjetë.

Ndërsa në vendin e pestë si flamuri më i vjetër renditet flamuri ynë, i cili daton në vitin 1443. Dalja e parë e flamurit të Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës. Ndërsa më 28 nëntor 1912 kur u shpall pavarësia flamuri u njoh zyrtarisht.

ObserverKult


Lexo edhe:

FOTO: FLAMURI SHQIPTAR QË SHKOI NË HËNË NË VITIN 1971