Caruso, historia prekëse e këngës së bukur të Lucio Dallas (teksti në shqip dhe video)

Lucio Dalla është një nga kompozitorët më të njohur italianë, aktor dhe regjisor, me shumë suksese që u adhuruan dhe kënduan shumë. Në vitin 1986, shkroi një këngë që sado vite të kalojnë do të mbetet e dashur … Caruso …

Vetëm me dëgjimin e melodisë, provokon ndjenja, emocione, nostalgji … Duke dëgjuar vargjet udhëton në kohë … në një tjetër periudhë, ku jetoi tenori i madh italian, Enrico Caruso dhe për të cilin u shkruajt kënga. Duke dëshiruar ta nderojë, e pagëzon me mbiemrin e tij dhe përshkruan momentet e fundit, dhe dhimbjen që e çon ngadalë dhe në mënyrë të pashmangshme drejt fundit.

Një dhimbje që shuhet kur sheh një grua në sy. Megjithatë, nuk është bërë e qartë nëse është gruaja apo vajza e Carusos. Sigurisht, megjithatë, është një person shumë i dashur i tij. E gjithë skena zhvillohet në një taracë në Sorrento Napoli, nga ku ka prejardhjen dhe tenori i madh. Më 25 shkurt, 1873, erdhi në botë një djalë, britmat e të cilit gjatë lindjes, zgjuan lagjet e varfëra të Napolit. Ishte vogëlushi Enrico, ashtu si e pagëzuan të nesërmen e lindjes. Mund të ishte i destinuar të bëhej mjeshtër-metalurg, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, por një zë hyjnor e udhëhoqi në Opera.

Enrico Caruso

Operën e tij të adhuruar, të cilës i shërbeu me besnikëri gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër. Emri i tij, u zgjodh prej tij: Enrico Caruso. Tenori i madh italian i Operës, interpretoi me sukses të madh në Operat e mëdha të Evropës dhe Amerikës, një shumëllojshmëri të gjerë të roleve nga opera italiane dhe franceze. Repertori i tij shkonte nga lirik në dramatik. Caruso bëri rreth 290 incizime nga viti 1902 deri në 1920 dhe mori shumë çmime nderi nga monarkë, qeveri dhe institucione të ndryshme kulturore të vendeve të ndryshme në të cilat këndoi.

Përveç çmimit të Kalorësisë Italiane, pasi ndërroi jetë, iu dha në vitin 1987 çmimi “Lifetime Achievement Grammy”. Në të njëjtin vit, Shërbimi Postar i SHBA qarkulloi një pullë me vlerë nominale 22 cent në nder të tij …… “CARUSO”.

Teksti në shqip

Ku deti shkëlqen, dhe fryn erë e fortë, mbi një tarracë të vjetër,
përballë gjirit të Sorrento, një burrë përqafon një vajzë pasi ka qarë.
Më pas pastron zërin e tij dhe vazhdon këngën.
Të dua kaq shumë, por kaq shumë.
Tashmë është një zinxhir që shkrin gjakun në vena, e di, sheh dritat në mes të detit.
Mendon netët atje në Amerikë, ishin vetëm llambat dhe hija e bardhë e një helike.
Dëgjoj dhimbjen brenda muzikës që del nga piano.
Por kur shikon hënën të dalë nga një re, duket e ëmbël akoma edhe vdekja.
Shih në sytë e vajzës. këto sy të gjelbër si deti.
Pastaj papritmas del një lot, dhe ai mendon që ta fshijë.
Të dua kaq shumë, por kaq, kaq shumë, ti e di.
Tani është një zinxhir, që shkrin gjakun në vena. ti e di.
Fuqia e teatrit, ku çdo dramë është një mashtrim, dhe me pak grim dhe imitim,
mund të bëhesh dikush tjetër, por dy sytë që shikojnë, kaq afër dhe vërtetë,
të bëjnë të harrosh fjalët dhe ngatërrojnë mendimet.
Pra, çdo gjë bëhet më e vogël, akoma edhe netët atje Amerikë.
Kthehuni dhe shikoni jetën tuaj si hija e një helike.
Dhe po, është jeta që po përfundon.
Por ai nuk e mendon më.
Dhe tashmë ndihet i, lumtur dhe vazhdon këngën e tij.

Dëgjojeni në vazhdim këngën “Caruso” të interpretuar nga Luciano Pavarotti dhe Lucio Dalla

*Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA ANJEZA SHAHINI TE SHKODRA ELEKTRONIKE/ HISTORIA E SHQIPËRISË NË FINALET E EUROVISION