
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar përparimet në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Në Facebook, Kurti ka publikuar një shembull të restaurimit të një shtëpie tradicionale në rrugën “Marin Barleti”, në Qendrën Historike të Prizrenit, duke theksuar se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen.
Në anë tjetër Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka publikuar fotografitë para dhe pas restaurimit të kësaj shtëpie.
“Si e gjetëm dhe si është sot. Një nga shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti, në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka shkruar ai.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBIN KURTI: OBJEKTI I TEATRIT, OPERËS DHE BALETIT DO T’IA OFROJË PRISHTINËS NJË IKONË TË MUNGUAR






