Blerim Valla: Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!

Nga Blerim Valla

Në nderim të muajit maj – muaji tradicional e historikisht i mbajtjes së festivalit të njohur letrar shqiptar!

Gjatë gjithë karrierës time si gazetar profesionistë për kulturë (mbi 35 vite e më shume), në të gjitha gazetat dhe revistat kombëtare, me shkrimet dhe reportazhet e mija (afro 500 shkrime dhe artikuj gazetaresk), mund të them lirisht që ja ka vlejtur shumë që e kam pasqyruar me shumë përkushtim dhe i kam bërë jehonë të madhe festivalit të madh poetikë në trevat shqiptare – Mitingut të Poezisë në Gjakovë! Sepse e meriton!

Kësaj duhet shtuar edhe angazhimi dhe puna ime afro 45-vjeçare. Fillimisht si anëtarë, pastaj si sekretar shumëvjeçar i kryesisë, dhe më pas si kryetar i Kuvendit të klubit letrar ”Gjon Nikollë Kazazi”. Dhe përgjatë shumë manifestimeve, tribunave letrare e orëve poetike, së bashku me kolegët e klubit arritëm historinë, arritëm deri këtu. Deri tek pavdeksia e mitingut, deri tek edicioni jubilar, i 60 – të i Mitingut të Poezisë që shënon këtë vit!

Vetëm së bashku jemi më të fortë! Tradita duhet te vazhdoj dhe duhet të ruhet me çdo kusht. Kurse ata që përgjatë viteve e organizuan dhe e mbajtën gjallë mitingun … duhet t’i dekorojmë dhe t’i nderojmë dhe kurr mos t’ i harrojmë!
Zoti e bekoftë Mitingun e Poezisë në Gjakovë!
Zoti e bekoftë Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi “ të Gjakovës si dhe anëtarët e devotshëm të saj!

ObserverKult


Lexo edhe:

BLERIM VALLA: MAGJIA E LIBRIT!