
Për Mikhail Sholokhov nga Irena Dragoti
“The Fate of a Man” më bëri të besoj se një vepër e madhe letrare nuk buron nga ndjesitë e çastit, por nga disiplina e të medituarit thellë pa lënë dhembjen, urrejtjen e pesimizmin të të fundosë! Kjo gjë përshkon veprën e Mikhail Sholokhovit “The Fate of Man”, shndërrimi i emocioneve personale në një strukturë objektive jashtë ndjesive e mendimeve të autorit. Në këtë vepër ndihet një frymëzim i madh i autorit nga filozofë si Platoni, Kanti. Dhe është Andrey Sokolov, protagonistit i tregimit, arketipi i njerëzve që përballen me zbrazëtinë pas katastrofës që e mishëron më së miri qëllimin e autorit!
Në mes të stepave të Rusisë, ky burrë i thjeshtë, i lodhur nga jeta dhe i plagosur nga humbjet e pafund, është mundësia që na fton të reflektojmë mbi natyrën e vuajtjes, fuqinë e dinjitetit dhe shpresën që mund të lindë edhe nga shkatërrimi më i madh.
Tregimi nis në heshtje, me takimin e tregimtarit me Andrey-n, një takim që edhe pse duket i rastësishëm, shërben si portë për të hyrë në një histori të thellë njerëzore. Ai rrëfen për jetën e tij të zakonshme para luftës, kur kishte një familje të dashur dhe një jetë të qetë mes mbijetesës dhe dashurisë. Por Lufta e Dytë Botërore i sjell një përplasje të egër me fatin, ai bie rob, humbet gjithçka dhe përjeton poshtërimet më të rënda që njeriu mund të imagjinojë.
Në këtë pjesë të tregimit, Sholokhov e vendos lexuesin përballë një retorike: -Çfarë mbetet nga njeriu kur humbet gjithçka materiale dhe emocionale?
Përgjigjja është e qartë, dinjiteti.
Andrey nuk lejoi që mizoria e botës të shkatërrojë shpirtin e tij. Ai refuzoi të pijë me oficerët që e poshtërojnë, ai i rezistoi urisë dhe dhunës, dhe kështu ruajti shenjtërinë shpirtërore në ekstremitet.
Në vend që Sholokhov të derdhë dhembjen mllefin, ai sjell ngjarjen me një narracion të ftohtë, të qetë, pothuaj liturgjik. Dhimbja e tij nuk vjen drejtpërdrejt por përmes një skene, tingulli, a imazhi që bart të njëjtën emocion.
Ky është ai lloj arti që e tejkalon autorin për t’u bërë moral pa kufij kohorë e tokësorë.
Sholokhov nuk është ai që shpiku temën e vuajtjes, thjesht i dha asaj fytyrën e kohëve moderne. Në personazhin e Andrey Sokolov gjejmë gjurmët e Jobit biblik, që e përballon humbjen me heshtje, dhe jehonën e tragjedive greke, ku fati është një ajo forca e verbër me të cilën njeriu përballet e qëndron me dinjitet.
Ndaj me bindje them se “The Fate of Man“ vjen si një bashkëbisedim midis mitit dhe realitetit.
Dihet se letërsia e vërtetë lind në kriza shpirtërore, dhe se detyra e saj është të përcjellë mesazhe universale!
Tregimi i Sholokhovit, lindi në një botë të shkatërruar nga lufta, por ridimensioni shpirtëror krijohet përmes një akti të vogël dashurie, ai i birësimit të fëmijës jetim Vanya, një çast ku njeriu e kapërcen zbrazëtinë dhe i rikthehet kuptimit.
Andrey Sokolov na vjen si ai pelegrini i përulur që, rilind në dashurinë, për një tjetër qenie.
1–When I came home, everything was gone. The house burned, my wife and children… all lost. ”Ky fragment nga libri tregon boshllëkun total me të cilin përballet Andrey kur kthehet!
2–I was a prisoner, beaten and starved, but I kept my dignity. They could take everything from me, but not my soul.”
Ky citim ilustron sa dinjitoz mbeti ai.
Ky është triumfi! Sholokhov e ndërton tregimin përmes kontrastit pa ndërhyrë me përshkrime melodramatike të jetës së personazhit e pa ngjallur mëshirë.
Kjo lloj” ftohtësie rrëfyese“ do ta quaja unë, tregon më së miri se emocioni i vërtetë vjen nga përmbajtja, jo nga shpërthimet emocionale.
Andrey nuk qan, nuk belbëzon mëshirë, veç rrëfen duke shkaktuar më shumë dhimbje se po të kishte pasur lot. Përdor një seri faktesh që zgjojnë emocionin pa i vënë emër konkret!
Fragmenti 3
-He looked at me with eyes I could recognize… and for the first time in many years, I felt hope.” Ky është momenti i ringjalljes, kuptimit…
Fragmenti 4
-The Man’s fate is not to triumph over all, but to endure, to carry on, and to care for another.” Ky citim përmbledh mesazhin universal të tregimit.
Sholokhov na bind se shpresa lind jo në fitore, por në qëndresë.
Fati i njeriut nuk është tragjedi por kalvar vuajtjesh të domosdoshme për një ringritje më humane!
“The Fate of a Man” ky lexim i fshehtë e shpirtit njerëzor ka në qendër të tij mbijetesën, dhe adoptimin si shenjtërim i humanizmit.
Andrey Sokolov, mbeti vërtet vetëm, por jo bosh. Ai nuk zotëroi gjë, por kishte kuptimin e jetës!
Duke lexuar rrëfimin e Sholokhovit “The Fate of a Man”, pashë një shpirt luftarak i cili kur kohët moderne prodhonin” shpirtra të zbrazët” gjeti varkën për të dalë nga ky lumë i rrezikshëm.
Megjithë modernizmin, tradita mbetet fryma që ushqen të ardhmen. Dinjiteti dhe kujtesa e së kaluarës, janë thelbi i saj.
Sokolovi, duke ruajtur nderin dhe duke marrë përgjegjësi, bëhet mishërim i traditës etike ruse, që ia doli të mbijetojë në kohë dekadence.
Pra koha është një rreth vicioz që nuk të shpëton nga e reja, por që nuk i shkul kthetrat nga tradita!
Nëpërmjet këtij tregimi- arti i të shkruarit bëhet lutje, ndërthur intelektin dhe emocionin si një e tërë organike..
Sholokhov e arrin këtë përmes narracionit të thjeshtë, pa zbukurime, pa delirime dhe duke e mbushur me emocion të përmbajtur.
Nuk ka patetizëm, dilema, vetëm simbole të heshtura të dhimbjes njerëzore dhe pastërti morale!
Por Sholokhov nuk e ndalon tregimin tek dhimbja. Aty ku shumë tregime historike do të përfundonin në dëshpërim, Sholokhov zgjedh aktin e dashurisë si ringritje morale. Takimi me jetimin Vanya është momenti ku dashuria për një tjetër qenie bëhet shpëtimi. “The Fat of a Man” i Sholokhovit na tregon se fati i njeriut matet me aftësinë për të mbetur i plotë nga dashuria dhe kur jeta të rrëzon keqas! Sholokhov e shkroi në një periudhë të pasluftës, duke reflektuar edhe mbi vuajtjen kolektive të popullit rus.
Libri është një prozë të thjeshtë, e qetë, me vetëm 71 faqe si një shembull i fuqishëm i idesë se arti i çdo përmase e lloji shpëton shpirtin.
Eliot do të shkruante në Four Quartets: –
“The fire and the rose are one.”
Vuajtja dhe dashuria unifikohen shpesh, por kur plaga ndriçon, njeriu bëhet tempull i vetë dashurisë.
ObserverKult
Lexo edhe:






