Kenneth Patchen: “Ajo që doja të dija është”

Ajo që doja të dija është
Se njerëzit e vendosur në tokë
Nuk janë aq të armatosur me armë
Djallëzore për vrasje të pakuptimtë
Sa që është një pemë ose një lumë apo një lindje dielli

Pse e tolerojmë këtë!
Pse vazhdojmë t’i lejojmë këta kopilë të çorodisin
Dhe baltosin çdo gjë
Për të cilat ne jemi këtu!

“Lufta është e keqe.” Dakord–
Sigurisht, të gjithë e pranojmë.
Ama çka do të thuash për “paqen” e tyre?
Është një e “keqe” më e paktë, eh-
Kur mund t’i dallosh!

Pse i lejojmë këta mashtrues dhe falsifikues
Të ikin nga kjo rrëmujë e neveritshme?
A është kjo mënyra se si duhet të jetojnë njerëzit?
Ajo që duhet të bëjmë është
T’i përzëmë këta kopila-
Të gjithë! Të gjithë të mallkuarit!

Bëjeni jetën të përshtatshme për qeniet njerëzore!
Jo për atë që këta kopilë të fëlliqur
Dëshirojnë të jetë!
Jo ashtu siç është-
Jo ashtu siç ka qenë gjithmonë,
Dhe unë do të vazhdoj të jem,
Për sa kohë që këta morra të ndyrë e të rremë
Të kenë fjalën-
Zoti im! e kujt është kjo botë!

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

GERALD LOCKLIN: POEZI PATRIOTIKE