
Të erdha nënë te varri,
lajm të dhashë,
të është martuar djali,
e ke dhe një mbesë,
me kaçurrela si babai,
e me sy e vetulla të zeza si ti.
Tani ke katër mbesa,
lajthia ka bërë shumë sivjet,
kanë rënë për tokë,
por nuk po i mbledhin, vetëm mbesat,
dhe ketri rri vazhdimisht mbi to.
E ndoqa një ditë,
i thashë: “Ikë atje,
nëna ka mbjellë lajthinë për mbesat e saj.”
Ditën tjetër u bëra pishman,
të vegjlit e ketrit i gjeta,
tokë në trungun e një arre.
Mblodha një grusht lajthia,
nga pendimi edhe i copëtova,
dhe ketrave të vegjël ua dhashë.
“Hani,” thashë,
“se nëna e ka mbjellë lajthinë për fëmijët.”
ObserverKult
Lexo edhe:






