“Kostumi”, poezinë e Dritëro Agollit e lexon Leka Sefla (video)

Dritëro Agolli: Kostumilexon Leka Sefla

Kērkoi një kostum se të vetin e kishte të vjetër,
Do shkonte diku në një vend. Punë e
tij.
Ia dhashë kostumin, megjithse të hollë si letër,
Por ndofta pak më të ri.

U kthye nga rruga e largët.
Kostumin vonoi të ma sillte. S’ka gjë. Ishim miq.
Një ditë e mora vesh nga njerëz të afërt,
Më thanë se vdiq…

Nuk mbylla sy atë natë.
Të nesërmen shkova ngadalë në varrim.
I shkreti! Edhe në rrugën e gjatë
E mbajti të veshur kostumin tim.

Këpucët s’i desh e s’ia dhashë…

ObserverKult


Lexo edhe:

“TI DO T’MË DASHUROSH PATJETËR…”, POEZINË E FATOS ARAPIT E LEXON LEKA SEFLA