
-Jusuf Buxhovi: “Udhëtimi në kohë”, roman, botoi “Faik Konica” Prishtinë 2025.
Nga Muharrem Kurti
Roman më i ri i shkrimtarit Jusuf Buxhovi “Udhëtimi në kohë” ka për personazh kryesor Artan Rrashtën, që si nëpër magji, përmes një falli, kalon nëpër tri kohë: të djeshmen, të sotmen, dhe të nesërmen. Koha e djeshme është Mesjeta. Ngjarjet zhvillohen në Rekë te Keqe dhe në Bjeshkë te Rrasa e Zogut e ku flitet për principatën dhe princin në kohën e ndërrimeve te regjimeve konfesioneve nga ortodoksia tek katolicizmi dhe anasjelltas në përputhje me raportin e forcave midis Vatikanit dhe Kostadinopojës në hapësirën e Bizantit gjatë kryqëzatave të krishtera. Termat dominues në këtë kapitull janë kryqtar dhe tempullar, apo zëvendësimi i kryqit me kryq, pra i katolicizmit me ortodoksisë dhe që karakterizohet me termat vasal dhe vasalitet, një pasqyrë e kohës së djeshme, e ku kemi një ndeshje të simboleve të dy perandorive, në një vend të vogël, të ndarë dhe të përçarë, që mbijeton në përputhje me sjelljen që thuhet se “nuk janë veprimet e të vegjëlve që i kushtëzojnë ndryshimet e mëdha, por janë pikërisht ambiciet e të mëdhenjve për mbizotërim të botës si dhe ndeshjet e tyre që sjellin ndryshime prej nga mund të përfitohet diçka nëse veprohet me mençuri”. Dhe, a veprohet me mençuri, po qe se mbijetimi kthehet në filozofi ekzistenciale, pra në vasalaitet, apo kjo duhet të ndryshohet përme kundërshtimit deri tek kryeneçësia, e cila mund të kthehet edhe në bumerang po qe se ndjek logjikën e rrënimit për rrënim dhe jo për ndërtim? Kjo dilemë shtrohet në roman, të shumtën e ndërtuar mbi definicione historike, filozofike dhe letrare.
Ashtu si në pjesën e parë e djeshmja, edhe në pjesën e dytë të librit e sotmja (Fisi) personazhe kryesor të librit, në trevën e Dushkajës, shfaqen vëllezërit binjakë, që kanë të njëjtin gjake, të njëjtën pamje, ndërsa dallojnë në perceptim shpirtëror dhe politik-shoqëror esencialisht, meqë njeri vëlla nuk i beson sëmundjes së territ, tjetri po. Njëri është kundër turmës, tjetri është pro saj. Pra, vëllezërit binjakë kanë përceptim të ndryshëm, por që kanë fatin e njëjtë: me vra ose me u vra, një dilemë thuajse hamletiane: me qenë ose mos me qenë! Pra, edhe e sotmja është pjesë e këtij romani që merret me dihominë e përsonalitetit, të ndarë dhe kundërthënës në të njëjtat rrethana.
E nesërmja (Thashethemnaja), pjesa më e realizuar artistikisht e librit ku kemi të bëjmë me absurdin dhe paradoksin: le të përmendim disa fjali “delet pjellin thi, deti bëhet kos, njerëzit nxjerrin lot të kuq dhe cjapi, e ku ngjarjet zhvillohen në Çabrat dhe në qytet, etj., tregon për zotësinë e autorit që të trajtoj një dukuri tepër të lig dhe kohë- bjerrëse, e ardhmja synohet mbi thashethemnajën, madje gjithçka ndodh si në kohë të errësirës, (errësira është simbol i mesjetës) ku i besohet imagjinatës më shumë se të vërtetës, e cila ndodh vetëm në situata absurde dhe jo siç do të duhej ndodh në të vërtet dhe kjo ta kujton romanin më të mirë të të gjitha kohërave “Don Kishotin’ e Servantesit, në të cilin personazhi kryesor i beson asaj që thuhet edhe kur është ireale, dhe lufton kundër mullinjve të erë, siç i thotë dhe na mëson Frestoni magjistar. Gjithçka te pjesa e romanit e nesërmja është ngjarje absurdi, si të pjesët e librit “dashuria në kohën e harresës dhe si të thashethemnajat për dashurinë e kobshme në kohë të harresës, apo te martesa në kohën e harresës. Dhe rishfaqja e cjapit te Sylës që flet si njeri, apo të lindja e parë në kohën e harresës, pas shumë kohësh që i ka vdekur burri, ku fëmija lind me mustaqe, aq e pasur është imagjinata e thashethemeve, sa gjithçka mund të ndodh sipas tyre, ndërsa jo siç ndodh në të vërtet, na kujton kohën e të marrëve dhe marrëzi ve të tyre.
Pas një lexim të kujdesshëm, të romanit më të ri të autorit të mirënjohur Jusuf Buxhovi, mund të gjinden edhe shumë mesazhe për kohën tre-koheshe, për të ndodhurat në këto tre kohë, në një mjedis të njohur për ne dhe të përjetuar nga ne.
(Kumtesë e lexuar me rastin e promovimit të romanit të Jusuf Buxhovit, “Udhëtimi në kohë” në Mitingun e Poezisë në Gjakovë, më 21. 11 2025)
ObserverKult
Lexo edhe:






