
U nda nga jeta aktori i njohur i Hollywoodit, Cary-Hiroyuki Tagawa. Tagawa vdiq të enjten në Santa Barbara të Kalifornisë, si pasojë e komplikimeve nga një goditje në tru.
Tagawa është i famshëm për interpretimin e rolit të Shang Tsung, një magjistar i lig, në filmat, serialet televizive dhe videolojërat “Mortal Kombat”.
Përveç punës së tij në “Mortal Kombat”, Tagawa është i njohur edhe për rolet e tij në “The Last Emperor”, “Memoirs of a Geisha” dhe “The Man in the High Castle”.
Ai kishte 150 role si aktor, u paraqit edhe në filmat: “Big Trouble in Little China”, “Tekken”, “Pearl Harbor”, “Planet of the Apes”, “Elektra”, “Snow Falling on Cedars”, “47 Ronin” dhe “License to Kill”.
Tagawa ishte 75 vjeç.
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR FOLI GJERGJ FISHTA NË KONGRESIN E MANASTIRIT MYSLIMANË E KRISHTERË S’MUNDËN T’I NDALNIN LOTËT






