“Fjalorizime – Fjalor i melankolisë dhe gazmendit”/Poezia e Ivo Stropnik vjen në gjuhën shqipe

Shtëpia Botuese Littera së shpejti sjell për lexuesit librin “Fjalorizime – Fjalor i melankolisë dhe gazmendit” të poetit dhe eseistit të njohur slloven Ivo Stropnik, një nga zërat më përfaqësues të poezisë bashkëkohore sllovene, me një veprimtari të gjerë letrare dhe kulturore ndërkombëtare.

“Fjalorizime – Fjalor i melankolisë dhe gazmendit” , përfaqëson një nga veprat më emblematike të autorit, si në planin estetik ashtu edhe në atë konceptual. Libri ndërtohet mbi një poetikë të veçantë leksikore dhe meditative, ku fjala shndërrohet në hapësirë reflektimi e përjetimi.

Përmes kësaj vepre, Stropnik artikulon një univers poetik të pjekur, të përqendruar dhe thellësisht autorial.

Vepra vjen për herë të parë në shqip, përkthyer nga Nikollë Berishaj, përkthyes i vlerësuar me çmime të shumta, ndërsa botimi u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

ObserverKult