
“Unë besoj”, nga Julio Cortázar
Unë besoj se gjërat e pamundura mund të arrihen, se puthjet me sy të mbyllur janë të vetmet që kanë vërtet rëndësi, se plagët nuk shërohen gjithmonë dhe se të gjithë bien në dashuri në një moment të caktuar.
Unë besoj se ata që të duan do të qëndrojnë, se është më e rëndësishme të kërkosh dikë sesa thjesht ta presësh dhe se duhet të luftosh për atë person, nëse nuk do që më vonë të endesh duke qarë në qoshe.
Unë besoj se ne këmbëngulim t’i bëjmë gjërat më të vështira nga ç’janë në të vërtetë. Unë besoj se një botë më e mirë është e mundur dhe, mbi të gjitha, besoj te njerëzit që luftojnë për ta arritur atë.
Unë besoj se pas të qarit, gjithmonë është dikush që mund të na bëjë të buzëqeshim. Unë besoj se duhet ta shijojmë të tashmen. Unë besoj te fati dhe besoj se fatin e zgjedhim vetë.
Në shqip: Bajram Karabolli
Lexo edhe:






