
Në ditën e tretë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, do të ketë promovim libri, shfaqja e dokumentarit kushtuar Ndre Mjedës, takime poetike…
Në ditën e tretë të Festivalit Poetik të Prishtinës, më 23 janar, kemi të ftuar:
– Arbër Ahmetajn për të promovuar librin “I huaji, ai kosovari”, botuar nga Sh. B. “Littera”,
– do të shfaqet dokumentari “Andrra e Jetës” kushtuar Ndre Mjedës (skenari: Mentor Quku, regjia Gjovalin Gjoni, producent Dom Nikë Ukgjini)
– studiuesin Dom Nikë Ukgjinin me të të cilin do të zhvillohet një bisedë për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës,
– shkrimtarin dhe botuesin Abdullah Zeneli, shkrimtarët Teuta Dhima dhe Alfons Zeneli, për lexime poetike e diskutime,
Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e katërt. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.
Programi i ditës së tretë më 23 janar, fillon në ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

ObserverKult
Lexo edhe:
Të mërkurën nis Festivali Poetik i Prishtinës/ Programi i Edicionit IV






