Sot në Festivalin Poetik të Prishtinës do të mund të ndiqni…

Në ditën e pestë të Festivalit Poetik të Prishtinës do të ketë bisedë me Robert Wilton, orë poetike, performancë leximesh nga autorë të rinj…

Në ditën e pestë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, më 25 janar, kemi të ftuar:

– shkrimtarin dhe përkthyesin Robert Wilton.

– poetët: Eduard Frrokaj, Vilson Culaj e Ismail Syla

– si dhe autorët e rinj: Erdonita Hebibi, Donart Rexhbogaj, Dea Basha, Pranvera Qerimi, Zgjim Sherifi, Lumi Hajra, Fjolla Hajrizaj, Diellza Gashi, Nuhi Sadiku, Alisa Bekteshi, Qëndresa Dulaku e Entela Sadiku.

Ju mirëpresim më 25 janar, duke filluar nga ora 18:00, në Termokiss!

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e katërt. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

ObserverKult