Programi i Galerisë Kombëtare të Kosovës për vitin 2026

Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli programin për vitin 2026, i cili përfshin 10 ekspozita që trajtojnë temat bashkëkohore si gjinia, klasa, migrimi dhe marrëdhëniet me të kaluarën.

Programi vë në pah politikat shoqërore dhe kulturore që formësojnë praktikat artistike sot, duke reflektuar mbi rolin e institucionit në prodhimin e narrativave kritike.

Ky vit shënon një kapitull të ri në historinë e institucionit, jo vetëm në zgjerimin e kapaciteteve fizike, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të rikonfiguruar dhe sfiduar narrativat margjinalizuese dhe patriarkale që kanë shënuar fillimet dhe zhvillimin e tij. “Kemi kënaqësinë të shpalosim një program të dominuar nga artiste gra, me ekspozita personale të para të këtyre artistëve në institucionin e GKK-së”, u tha në njoftimin nga Galeria.

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të prezantohet:

-Rihapja: Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Kosovës

-Ekspozita retrospektivë e Xhevdet Xhafës

-Ekspozita personale e Doruntina Kastratit

-Edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare Muslim Mulliqi

-Në GKK QAFA do të prezantohen ekspozitat personal nga: Bora Baboçi, Laureta Hajrullahu, Albe Hamiti, Anita Muçolli dhe Stephanie Rizaj

-Ekspozita grupore, Shtëpi, Edicioni II

Përveç ekspozitave, GKK do të vazhdojë zhvillimin e programeve të edukimit dhe hulumtimit që synojnë afrimin e publikut me artin, përmes punëtorive, ligjëratave, diskutimeve dhe programeve të ndërmjetësimit.

ObserverKult


Lexo edhe: