Jung: Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të ikësh…

Nga Carl Gustav Jung

Para se të diskutosh me dikë, bëji vetes një pyetje; A është ai mendërisht aq i pjekur sa të kuptojë konceptin e një këndvështrimi ndryshe?! Nëse ai nuk është aq i pjekur, nuk ka absolutisht asnjë kuptim të diskutosh me të.

Jo, çdo diskutim e meriton energjinë tënde. Ndonjëherë nuk ka rëndësi kthjellia e mendimit tënd, pasi tjetri nuk po të dëgjon për të të kuptuar, por të të kundërshtuar. Ka një ndryshim të madh mes një përballjeje të shëndetshme mendimesh dhe një diskutimi të padobishëm. Një bisedë me dikë, që është mendërisht i hapur, mund të të ndriçojë edhe pse nuk nuk je dakord me të.

Të përpiqesh të arsyetosh me dikë që refuzon të shohë përtej bindjeve të veta është njësoj sikur t’i flasësh një muri. Sado të përpiqesh të përdorësh logjikën apo të vërtetën, ai tjetri do ta gjejë mënyrën për t’i shtrembëruar fjalët e tua.

Pjekuri nuk do të thotë të fitosh një debat. Pjekuri do të thotë të kuptosh kur nuk ia vlen ta hapësh një debat dhe të ndërgjegjësohesh se paqja jote e brendshme vlen më shumë se nevoja për t’i treguar diçka dikujt që ka vendosur të mos ndryshojë mendje.

Jo çdo luftë meriton të luftohet. Jo çdo njeri meriton një shpjegim. Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të ikësh, jo sepse nuk ke asgjë për të thënë, por sepse kupton se disa njerëz nuk janë gati të dëgjojnë.
Dhe kjo nuk është një peshë që nuk duhet ta mbash ti.

ObserverKult

———–

Lexo edhe:

Tri poezi nga Eden Beka: Fjal’t e Babës