reklamë

Jep dorëheqje drejtoresha e Muzeut të Luvrit, pas skandalit me vjedhjen

Drejtoresha e Muzeut të Luvrit ka dhënë dorëheqje pas “grabitjes së shekullit” të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri kurore me vlerë 88 milionë euro (100 milionë dollarë).

Presidenti francez Emmanuel Macron e pranoi dorëheqjen e Laurence des Cars dhe e vlerësoi si akt përgjegjësie në një kohë kur muzeu më i madh në botë ka nevojë për stabilitet dhe zhvillim të ri.

Des Cars kishte paraqitur edhe më herët dorëheqjen te ministrja e Kulturës, Rachida Dati pas grabitjes, por ajo ishte refuzuar.

Ajo ka deklaruar se infrastruktura teknike për mbikëqyrjen e thesareve më të vlefshme ishte e vjetëruar ose pothuajse mungonte, gjë që përbënte shqetësim të madh për muzeun.

Në vitin 2024, Muzeu i Luvrit u vizitua nga 8.7 milionë njerëz, ku 13% e vizitorëve ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vizitorëve francezë.

Presidenti francez i ka besuar asaj një mision në kuadër të presidencës franceze të G7, me fokus bashkëpunimin mes muzeve kryesore të vendeve anëtare.

Grabitja ishte vetëm një nga problemet e institucionit, i cili u përball edhe me greva të punonjësve për shkak të mbipopullimit me vizitorë, mungesës së stafit dhe kushteve të vështira të punës.

Des Cars u bë drejtorja e parë grua në historinë 230-vjeçare të Muzeu i Luvrit kur mori detyrën në shtator 2021.

ObserverKult


Lexo edhe:

Isabel Allende: “O Zot, përse më duhen më tepër se dy pjata?”