
Më 26 shkurt të vitit 1951 u ekzekutua shkencëtarja e shquar shqiptare, Sabiha Kasimati.
E lindur në Edirne më 1912, vajza e një mjeku shqiptar, ajo u rrit me dashuri për kulturën shqiptare dhe evropiane. Ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, shkëlqeu në studime dhe zotëronte disa gjuhë të huaja.
Në vitin 1936 fitoi bursë për studime në Torino, ku u diplomua me rezultate maksimale dhe mbrojti doktoraturën me temën mbi faunën e peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë. U kthye në atdhe për t’iu përkushtuar shkencës, duke u bërë pioniere e ihtiologjisë shqiptare dhe autore e veprës “Peshku i Shqipërisë”.
Pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, u arrestua pa gjyq dhe u përfshi në listën e 22 intelektualëve për t’u pushkatuar. Ishte e vetmja grua në atë listë.
Natën e 26 shkurtit 1951, pranë urës së Beshirit, ajo u ekzekutua dhe u hodh në një varr të përbashkët. Vepra e saj u botua me emra të tjerë gjatë regjimit. Vetëm pas rënies së komunizmit figura e saj u rivlerësua. Në 60-vjetorin e vdekjes, u nderua me titullin “Nderi i Kombit”./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
TRONDITËSE/ “Nëna e dëgjoi piskamën që e lëshoi Sabiha Kasimati para se të ndahej nga jeta”






