reklamë

U shfaq 54 vjet më parë, restaurohet filmi “Kapedani”

Plot 54 vite më parë, më 28 shkurt 1972, filmi shqiptar Kapedani pati premierën e tij të parë për publikun.

Sot, kjo vepër kinematografike rikthehet e restauruar dhe e shpëtuar falë punës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, duke u ruajtur si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historisë së kinematografisë shqiptare.

Filmi u realizua me regji të Fehmi Hoshafi dhe Muharrem Fejzo, me skenar të Skënder Plasari.

Muzika u kompozua nga Tahsim Hoshafi, ndërsa operator ishte Ilia Tërpini. Piktor i filmit ishte Shyqyri Sako, montazhi u realizua nga Marika Vila, ndërsa zëri nga Xhevat Behri.

Xhirimet u zhvilluan në Dhërmi, Qeparo dhe Tiranë, duke sjellë në ekran peizazhe dhe elementë të jetës shqiptare të kohës.

Në role interpretuan aktorë të njohur si Albert Verria, Nikolin Xhoja, Flora Mërtiri, Zagorka Shuke, Ismail Zhabjaku, Petro Duka, Lazër Filipi, Robert Ndrenika, Hyrie Ahmeti, Ferit Gjevori, Haxhi Sejko, Melpomeni Çobani, Dario Llukaçi, Fatbardha Lalo, Rauf Pojani, Valbona Simixhiu, Reshat Arbana, Saimir Kumbaro, Meropi Xhoja dhe Tefta Hamzaraj.

Restaurimi i filmit “Kapedani” përbën një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kinemasë shqiptare, duke i dhënë mundësi brezave të rinj të njihen me një prej filmave më të dashur të viteve ’70.

ObserverKult


Lexo edhe:

“Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin