
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare artisti Xhelal Pullazi, një prej figurave të brezit të parë të Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë që nga krijimi i tij në vitin 1957.
Pullazi ishte pjesë e korit të ansamblit, ku u dallua për zërin e tij brilant bass dhe për rolin si kthyes i parë në këngët e grupit polifonik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin artistik të institucionit.
Gjatë karrierës së tij, ai mori pjesë në shfaqjet e para të ansamblit në skena dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, si edhe në turnetë ndërkombëtare që prezantuan folklorin shqiptar në shumë skena të Evropës dhe më gjerë.
Puna dhe përkushtimi i tij mbeten një pjesë e çmuar e historisë së Ansamblit dhe e trashëgimisë sonë folklorike./atsh
ObserverKult

Lexo edhe:
Rrëfim i Mevlan Shanajt: Isha ndihmësmjek dhe ndërrova profesion, kur je 20 vjeç aq mend ke






