reklamë

Konkursi “Biber” i hapur deri në maj, ftohen autorët të aplikojnë

Konkursi i shtatë për tregime të shkurtra “Biber” është ende i hapur dhe autorët mund të dorëzojnë krijimet e tyre deri më 24 maj 2026. Tregimet pranohen në disa gjuhë: shqip, maqedonisht, boshnjakisht, malazezisht, kroatisht dhe serbisht.

Temat e këtij edicioni janë zgjeruar, por vazhdojnë të përfshijnë fokusin tradicional të konkursit: pajtimin dhe trajtimin e pasojave të luftërave dhe dhunës në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Gjithashtu mirëpriten tregime që nxisin mirëkuptimin mes njerëzve, luftojnë paragjykimet dhe urrejtjen, trajtojnë të kaluarën, shfaqin empati dhe guxim për të parë botën nga perspektiva e “tjetrit”, si dhe ide që kontribuojnë për një të ardhme më të sigurt dhe më të lirë.

Këtë vit, konkursi i dedikohet studentëve në Serbi, të cilët janë vlerësuar për shembullin e tyre në promovimin e vlerave si solidariteti, uniteti, guximi dhe rezistenca paqësore.

Juria përbëhet nga Danijela Repman, Lejla Kalamujiq dhe Zhelko Beliniq, dhe të paktën 20 tregime të përzgjedhura do të publikohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Tre tregimet më të mira do të shpërblehen me çmime në të holla: 1,100 euro për vendin e parë, 850 euro për vendin e dytë dhe 600 euro për vendin e tretë. Fituesit do të shpallen në mesin e nëntorit 2026.

ObserverKult