reklamë

Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qosjes?

Nga Aleksandër Çipa

Kurrë, nuk e kam kuptuar dhe nuk dua ta besoj, helmin verbal, virtual dhe të shkruar të shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Rexhep Qosjes…, më herët ndaj Naimit, Fishtës, Nolit, Lasgushit, …., etj, etj….!

Fatmirësisht, ky helm është më i paktë nga ai i fqinjëve të cilët renditen sipas kontributit të tyre të zi antishqiptar si serbët, maqedonasit dhe pak e më pak grekët pas shqiptarëve.

Kurrësesi jo të gjithë, por pjesa më militante e nacionalizmit, kripto dhe filonacionalizmit të tyre, e ka kryer dhe kryen me devocion këtë shërbesë toksikuese ndaj shqiptarëve, historisë dhe sidomos kulturës sonë.

Avantazhi i tyre qëndron tek shtetet e tyre, përballë shtetit tonë të penguar dhe të pa-vetëbërë.

Nuk ka asnjë dyshim se për ta drejtmësuar këtë arsye, krejt shqiptarët, mirë është të lexojnë dhe rilexojnë dhe Kadarenë, sidomos esenë “Mosmarrëveshja” dhe Prof. Qosjen në krejt kolanën e veprës së vet…

Sepse mendja ndër shoqëritë shqiptare është “minoritare” në raport me shkumëzimin e përditshëm, molepsjen dhe patologjinë… sidomos në pamjen dhe shprehjen virtuale të mëhershme dhe të sotme. (!)

Kombi ynë shqiptar e ka dhe e ka pasur, (shpresoj optimisht se edhe do ta ketë), mendjen e mjaftueshme për të mos mbetur në sëmundjet apo molepsjet e veta për të pëgërë vlerat e vetes, përpos kontributeve apo rekrutimeve prej fqinjëve. Do të ia dalim të mbetemi në krenarinë e vlershme se e kemi cilësinë dhe shquarjen e mendimit shqiptar në tërësinë e mendimtarisë evropiane.

Kombi ynë ka vetëm një betejë themelore:

Të mbërrijë tek vetvetja e plotë.

Kjo është kohë e mbrothët për këtë destinacion të perëndishëm të shqiptarëve të cilët në kohën pas mbërritjes në anëtarësimin tek bashkësia e zanafillës së tyre në Evropë, nuk kanë për të qenë të ndarë si sot, në pesë shoqëri, por në shoqërinë e së njëjtës gjuhë kombëtare. /tema

ObserverKult


Lexo edhe:

Vallja që ia shpëtoi jetën Osman Takës …