
U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar pas vdekjes akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.
Sipas saj, Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar, duke lënë gjurmë të thella përmes veprës së tij dhe angazhimit publik në çështjet kombëtare.
“Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare”- ka shkruar Haxhiu.
ObserverKult






