reklamë

Vepra e studiuesit Thomas Frashëri përzgjidhet fituese e çmimit “Lumo Skëndo”

Vepra e studiuesit Thomas Frashëri “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” u përzgjodh fituese e edicionit të pestë të Çmimit “Lumo Skëndo”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e Shqipërisë.

Duke shqyrtuar rreth 100 botime të vitit 2025, juria e kryesuar nga Monika Stafa, me anëtarë Aida Tuci, Ardian Muhaj, Alfred Peza dhe Flogert Muça vlerësoi veprën e Frashërit për origjinalitetin shkencor dhe metodologjinë bashkëkohore në trajtimin e historisë shqiptare.

Me këtë studim, autori hedh dritë mbi ndryshimet identitare që kanë ndodhur në shekujt XII-XV që kanë paraprirë epokën e Skënderbeut, duke forcuar ndërgjegjen historike mbi trashëgiminë dhe rolin e elitave shqiptare.

Çmimi “Lumo Skëndo” i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Mit’hat Frashërit, veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare. Për herë të parë ky çmim u dha në vitin 2006.

ObserverKult


Lexo edhe:

Eurovision 2026, çfarë pritet të ndodhë?