reklamë

“Prizren Fest” përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest” po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA – Asociacioni i Festivaleve të Bashkësisë Evropiane, tash e tri vite me radhë.

Në njoftim thuhet se në Samitin e Asociacionit të Festivaleve të Bashkësisë Evropiane, i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi, “Prizren Fest” po prezanton jo vetëm festivalin, por edhe energjinë kreative dhe potencialin kulturor të qytetit të Prizrenit para përfaqësuesve të festivaleve nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë samit dhe vlerësimi i vazhdueshëm nga rrjeti evropian EFA përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të cilësisë artistike, ndikimit kulturor dhe vizionit që “Prizren Fest” ka ndërtuar ndër vite. Përmes punës dhe përkushtimit të tij, festivali ka arritur ta shndërrojë Prizrenin në një pikë të rëndësishme të skenës kulturore ndërkombëtare.

“Prizren Fest” mbetet një platformë e rëndësishme për promovimin e artit, bashkëpunimit kulturor dhe shkëmbimit ndërkombëtar, duke e vendosur kulturën kosovare në hartën evropiane të festivaleve prestigjioze./rtk

ObserverKult


Lexo edhe:

Inteligjenca Artificiale e ka industrializuar mediokritetin!