reklamë

Sonte në Tiranë, premiera e operës “Fundi i Golemëve”

Regjisori tiranas, Nikolin Gurakuqi, pas “Goca e Kaçanikut” sjell operën e radhës

Regjisori Nikolin Gurakuqi, skenografinë sërish ia ka besuar artistit nga Kosova, Mentor Berishës. “Fundi i Golemëve” është shkruar nga kompozitori i shquar Nikolla Zoraqi, në vitin 1963, me libret të Kolë Jakova, censuruar nga regjimi i komunist.

Të enjten më 28 maj, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli popullor, në Tiranë, sjelli operën “Fundi i Golemëve” të kompozitorit Nikolla Zoraqit, të orkestruar nga Jozef F.Pjetri dhe me libret të Kolë Jakovës, në regji të Nikolin Gurakuqit. Kjo vepër e Gurakuqit vjen pas një kohe, kur ai në Prishtinë pati vërë në skenë operën “Goca e Kaçanikut”. Edhe kësaj radhe regjisori Gurakuqi skenografinë ia ka besuar artistit nga Kosova, Mentor Berishës.

“Si një mbeshtetës i palëkundur i Teatrit muzikor shqiptar, dhe kompozitorëve shqiptarë, kam kënaqësinë e veçantë të njoftoj vënien në skenë të premierës shqiptare “Fundi i Golemëve”. Nuk ka Teatër kombëtar pa literaturë veprash shqiptare”, ka bërë të ditur Gurakuqi.

Vepra bën fjalë per gjendjen e arbërorëve dhe trojeve arbërore menjëherë pas vdekjes se heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, si dhe fundin tragjik të familjes princërore të Gjorg Golemit, zotit të Shpatit e Kaninës, por edhe për rezistenceë heroike të popullit tonë, kundër okupatorit turk që ishte superfuqia e kohës. Pas 25 vjetesh rezistence e fitoresh madhështore kundër tyre, si ajo e Albulenës, me vdekjen e Skënderbeut, bie përfundimisht kjo rezistencë, e fillon nje robëri që zgjati deri më 1912, ka sqaruar Gurakuqi,

“Fundi i Golemëve” pritet të sjellë frymën e dramës së historisë shqiptare, në një kohë kthese, përmes, zërave dhe lojës skenike. Nën dirigjimin e Maestro Zhani Ciko pritet të dëgjohet jehona e kohës së krenarisë shqiptare.

Ndërkaq skenografi Berisha, duke shpalosur konceptin e tij artistik pohoi se “Skenografia është konceptuar në mënyrë shumë koherente me narrativën dramatike dhe historike të veprës. Skenografia është e vendosur në formë të trekëndëshit që të krijohet sa më shumë hapësirë për numrin e madh të solistëve dhe korit. Skenografia është funksionale dhe simbolike njëkohësisht. Ajo mbështet qartë rrëfimin, krijon atmosferë historike të besueshme dhe i jep peshë emocionale konfliktit dramatik”.

Përndryshe Akti i parë fillon me betejën e Gjorg Golemit, të mbështetur nga bijtë e tij kundër ushtrisë turke, në kohën kur kryetrimi është në shtratin e vdekjes. Fitorja arrihet edhe pa Gjergjin dhe ajo festohet ne oborrin e kishës së Galigatit duke u lutur për shërimin e tij. Gëzimin e fitorës e ndërprenë të rënat e kambanës të cilat dëftojnë për vdekjen e kryetrimit Skënderbe. Nën gjamën e dhembjes jepet betimi për vazhdimin e luftës. Më tutje ne Aktin e parë shfaqen edhe xhelozitë dhe përçarjet ndermjet djemve të Princit të Golemëve, por njërin prej tyre, Miloshin ai e emëron komanadant të luftës, pasi që priten beteja të reja të ndodhin, kurse djali Ajdini dënohet me arrest.
Aktin e dytë vazhdon drama brenda familjes princore të Golemëve. Ajdini vendos t’i dorëzohet Sulltanit, shpërthen me urrejtje ndaj babit, vëllëzërve dhe atdheut. Ai arratiset por pas i shkon mallkimi i Nekodimit për tradhti.

Aktin e tretë janë dy tabllo. Në tabllon e parë shpërthejnë pamje dramatike pas një beteje të përgjakshme, gjithandej shihen trupa të vdekur. Milloshi është plagosur. Kërkon gruan e tij, Zarën, të cilën e sheh me fëmijën e tyre të vdekur në duar. Edhe ai bie i vdekur mbi trupin e djalit të tij. Sakrifica tragjike merr përmasa të mëdha. Nuk vonon mbi ta bie edhe Zara.
Tablloja e dytë fillon furishëm. Rishfaqet tradhëtari Ajdini i cili nga Kambanarja e kishës së Galigatit kërkon pushtetin nga i ati dhe kërcnon gjithë popullatën së do t’i vras.

Princi Gjorg e mohon të birin. Një shigjetë e godet Ajdinin. Të cilit i bie pishtari nga dora dhe merr flakë manastiri. Skena kaplohet nga zjarri që është simbol i një lufte të pareshtur. Princi jep kushtrimin për çlirimin e atdheut, për çlirimin e Arbërisë.
Pas premierës të së enjtes, shfaqja do të reprizohet edhe më 29 maj dhe 31 maj, duke filluar nga ora 20.00, në Tiranë./A. Demiri

ObserverKult


Lexo edhe:

At Gjergj Fishta apo Atë Gjergj Fishta- si duhet të shkruhet saktë?