reklamë

Restaurohet godina e Muzeut Arkeologjik të Korçës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, vizituan godinën e Muzeut Arkeologjik të Korçës, i cili i është nënshtruar restaurimit. Punimet restauruese kanë përfunduar dhe objekti tashmë është gati të presë vizitorët.

Muzeu Arkeologjik i Korçës ndodhet në banesën historike të Fani Pjastos, një prej objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Ministri Gonxhja u shpreh se, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë dhe Bashkinë Korçë, po punohet për muzealizimin dhe rijetësimin e kësaj hapësire, si pjesë e një vizioni më të gjerë për krijimin e një rrjeti të integruar kulturor dhe muzeor.

Sipas tij, ky rrjet synon promovimin e historisë, identitetit lokal dhe përvojave autentike që ofron zona./oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

Shkrimtari dhe shoqëria shqiptare, dialog mes Visar Zhitit dhe Stefan Çapalikut