reklamë

Në Prizren u promovua “Grue prej zjermi”, libri i ri i Donika Dabishevcit

Mbrëmjen e kaluar, në kuadër të edicionit XVIII të Panairit të Librit “Prizreni 2026”, u promovua libri më i ri me poezi “Grue prej zjermi” i poetes dhe studiueses Donika Dabishevci.

Promovimi mblodhi dashamirës të letërsisë, krijues, studiues dhe personalitete të jetës kulturore, të cilët ndoqën nga afër prezantimin e vëllimit poetik dhe diskutimet mbi vlerat artistike të tij.

Një kontribut të veçantë në këtë aktivitet dha z. Osman Goranci, me moderimin dhe fjalën kritike për libri, duke ndalur te veçoritë stilistike, tematika dhe ideore që përcjell vepra.

Diskutimi vuri në pah elementet dalluese të poezisë së Donika Dabishevcit dhe mënyrën e saj të veçantë të trajtimit të përvojave njerëzore përmes vargut.

Me këtë aktivitet u përmbyll me sukses edicioni XVIII i Panairit të Librit “Prizreni 2026”, një manifestim kulturor që edhe këtë vit dëshmoi rëndësinë e tij në promovimin e librit dhe autorëve shqiptarë. Gjatë panairit morën pjesë 25 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa u realizuan tetë programe letrare me autorë, studiues dhe personalitete të fushës së kulturës.

Autorja shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtij takimi letrar, duke falënderuar në veçanti Osman Gorancin për moderimin dhe vlerësimin kritik të librit, Ditar Kabashin dhe organizatorët e panairit për mikpritjen, si dhe zëvendësministren e Kulturës, Nora Arapi, për praninë dhe vlerësimin e saj, dhe më pastaj lexoi disa nga poezitë e përfshira në vëllimin “Grue prej zjermi”, duke ua sjellë të pranishmëve drejtpërdrejt zërin dhe ndjeshmërinë poetike të veprës.

Me këtë aktivitet u përmbyll me sukses edhe edicioni XVIII i Panairit të Librit “Prizreni 2026”, i cili këtë vit mblodhi 25 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe realizoi tetë programe letrare me autorë, studiues dhe tema të ndryshme.

Përmes aktiviteteve të shumta, promovimeve të librave dhe diskutimeve letrare, panairi u shndërrua në një hapësirë të rëndësishme të shkëmbimit të ideve, promovimit të leximit dhe fuqizimit të dialogut intelektual, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend.

ObserverKult