
Folklori në Dropull ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, të cilët kanë hulumtuar brendinë e përmbajtjes së teksteve, aspektin muzikor, por edhe kostumet, veshjet tradicionale të zonës.
Njëri prej tyre është specialist i kulturës, Stefan Arseni, i cili prej më shumë se gjashtë dekadash ndjek nga afër zhvillimet kulturore në zonën e Dropullit. Madje, ai arriti të bëjë dallimin e periudhave para dhe pas viteve ’90 për sa i përket zhvillimeve kulturore në zonën e minoritetit etnik grek.
“Dhe para tranzicionit është munduar që të ruajtur folklorin, të ruajtur dhe të ruajt identiteti i folklorit në minoritet. Aty kishte vatra kulture, kishte shtëpi kulture dhe ishte më e organizuar. Tani nuk është më, nuk funksionon më ajo. Kështu që shpeshherë edhe abuzohet dhe nuk del tamam ajo siç duhet të jetë. Grupet kanë qenë të konsoliduara . Tani më shumë kalohet në anën koncertale sesa në atë të folklorit, në të ruajturit identitetit dhe të asaj që është tamam burimore.
Që të bëhet tamam kjo punë, duhet të merren me ata që janë specialistë”, tha Arseni.
Njëkohësisht, zoti Stefan Arseni, me gjithë dekadat e shumta që mban mbi supe, vazhdon të jetë aktiv në jetën kulturore dhe artistike, si në qytetin e Gjirokastrës, ashtu edhe në Dropull.
ObserverKult






